
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 26-vjetorit të themelimit të partisë, ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit ndër vite.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje për besnikërinë ndaj vizionit për kombin dhe shtetin, duke theksuar se Aleanca ka kaluar bashkë me qytetarët nëpër gëzime dhe sfida, pa u dorëzuar asnjëherë.
Ai ka bërë të ditur se Aleanca do të vazhdojë fuqishëm angazhimin politik në muajt maj e qershor, si dhe në vitet që vijnë, me synimin për fitore të reja dhe forcim të shtetit të Kosovës.
“Jemi më të mirët. Me ju, për shtetin. Me Kosovën, me Aleancën, përjetësisht”, ka deklaruar Haradinaj