27 mijë persona të infektuar me koronavirus brenda një ditë në Brazil

14:38 | 30 May 2020

Brazili shënon shifrën më të lartë me Covid-19 brenda një dite.

Brazili ka raportuar 26,928 raste me koronavirus brenda 24 orëve, ky është numri më i lartë i të prekurve brenda një dite që është shfaqur atje, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 atje ka shkuar në 465,166. Brazili është epiqendra e e shpërthimit të koronavirusit në Amerikën Jugore.

Brenda 24 orëve të fundit atje kanë ndërruar jetë 1,124 persona, numri i përgjithshëm nga ky virus atje është 27,878 më i lartë se ai në Spanjë.

Nga Ministria e Shëndetësisë atje thonë se nuk ka asnjë mënyrë për ta parashikuar se deri ku do të arrijë virusi atje, shkruan BBC.

Komento: