27 vjeҫari nga Prishtina që u privau nga jeta, dalin detaje nga rasti

18:43 | 27 Shkurt 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës.

Pas ekzaminimit të vendit ku mbeti pa shenja jete 27 vjeçari në Prishtinë, hetuesit policor kanë bërë largimin e trupit të pajetë.

Abid Jasharaj, u qëllua me mjet zjarri nga dy persona që tashmë janë identifikuar dhe të njëjtit janë shpallur në kërkim të policisë.

“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë këtu edhe intervistimin e cilitdo person, që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prishtinë.

Ndërkohë Indeksonline mëson se është zgjeruar rrethi i hetimit dhe deri tani janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t’iu shmangur policisë.

Komento: