
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka rikujtuar sot 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka theksuar rolin e NATO-s në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
“Njëzet e shtatë vjet më parë sot, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në postimin e ambasadës.