Sot shënohen 27 vjet nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e njohur si “Epopeja e Dukagjinit”. Më 24 mars 1998, forcat serbe rrethuan Gllogjanin, duke zhvilluar një betejë frontale me UÇK-në, ku cak besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj.
Ish komandanti i zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë ngjarje, duke e lidhur me zhvillimet në Prekaz.
“Kthesa e parë u bë në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars. Më 24 mars ndodhi beteja e dytë pas asaj të Prekazit. Ne e dinim që forcat serbe do të na sulmonin, prandaj u përgatitëm me një strategji mbrojtëse”, tha ai, për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Haradinaj rrëfeu se, ndryshe nga strategjia e komandantit legjendar Adem Jashari, ata nuk qëndruan në një vend të vetëm, por lëviznin çdo dy orë.
“Fillimisht luftuam për rreth dy orë nga shtëpitë tona, më pas u zhvendosëm në shtëpitë e vjetra dhe së fundmi në kullat e Gllogjanit”,
Në këtë betejë, morëm pjesë të gjithë familja e ngushtë dhe e gjerë,, ku ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj./Klankosova.tv.
Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon e mëposhtme: