273 mijë raste të reja në botë me koronavirus brenda 24 orëve

23:19 | 09 Gusht 2020

Brenda 24 orëve edhe 273 mijë raste të reja në botë me koronavirus.

Më shumë se 273.550 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar sot në botë, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka tejkaluar 19.46 milionë, njoftoi OBSH.

6.207 njerëz vdiqën brenda 24 orësh, sipas buletinit të përditshëm të OBSH-së.

722.285 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, sipas OBSH-së, bazuar në statistikat e marra nga vendet.

Mbi 10.4 milionë njerëz janë të infektuar në Amerikën e Veriut dhe Jugut.

Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 156.817 raste të reja dhe 4.182 vdekje.

Në Evropë, 3.5 milionë njerëz u sëmurën dhe 216.426 vdiqën, teksa 2.5 milionë të infektuar dhe më shumë se 52.000 kanë vdekur në Azinë Juglindore.

Komento: