
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrethana që dyshohet të lidhen me vetëvrasje.
Viktima i cili sipas informacioneve fillestare është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme. Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të dalin me konfirmim zyrtar pas verifikimeve të nevojshme.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ndërsa rasti është në fazën fillestare të trajtimit.