28-vjeçari nga Kosova para gjykatës, fitoi miliona franga nga prostitucioni

11:29 | 18 December 2022

Një 28-vjeçar nga Kosova ka dal të premten para gjykatës së Solothurnit në Zvicër.

Ai akuzohet se ka fituar miliona franga nga prostitucioni.

I pandehuri rrezikon 10 vjet e gjysmë burgim dhe mund të dëbohet nga Zvicra.

Siç shkruajnë mediat zvicerane kosovari me nofkën “Love Boy”, ka marrë vajza e gra nga e gjithë Zvicra për disa vite me radhë duke i detyruar ato të ofronin shërbime të seksit, përcjell Klankosova.

28-vjeçari dyshohet se ka arritur të fitoj deri në 1 milion franga nga ky aktivitet ilegal.

Ai gjendet në paraburgim që nga korriku i 2020-tës.

Sipas aktakuzës e cila përmban 80 faqe, viktima janë shumë gra.

Eveline Roos, avokatja e njërës nga viktimat deklaroi se klientja e saj u detyrua të paguaj gati një çerek milioni franga për të mos qenë e detyruar të prostituonte më.

“Klientja ime duhej të paguante gati një çerek milioni franga për të mos qenë më e detyruar që të prostituonte më. Nëna e saj vdiq në rrethana tragjike në atë kohë. Ajo trashëgoi para nga nëna e saj, të gjitha paratë shkuan për të akuzuarin”, tha Roos.

Akuzat nuk u komentuan nga i pandehuri të premten.

Vendimi pritet të merret të martën nga Gjykata e Qarkut Bucheggberg-Wasseramt.

Komento: