28 vjeçarja afgane lind një fëmijë në QKUK, kjo është gjinia e foshnjës

09:19 | 13 Tetor 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se një shtetase afgane ka sjellë në jetë një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimi, 28 vjeçarja ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë mashkullore përmes operacionit dhe i njëjti peshon 3.7 kilogramë.

“Një shtetase afgane, me inicialet S.F., e moshës 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mirë”, thekson njoftimi.

Komento: