288 viktima brenda 24 orëve të fundit në Spanjë

22:20 | 26 April 2020

Spanja raporton 288 vdekje nga koronavirusi në 24-orëshin e fundit.

Spanja ka raportuar 288 vdekje nga koronavirusi i ri. Ky është numri më i ulët i vdekjeve që nga 20 marsi.

“Kjo është një shifër që tregon një drejtim të qartë, pozitiv në evolucionin e epidemisë”, tha zyrtari i lartë shëndetësor në Spanjë, Fernando Simon, transmeton lajmi.

Një ditë më herët u raportuan 378 viktima nga sëmundja Covid-19 në vend.

Të dielën, Spanja lejoi fëmijët nën moshën 14-vjeçare të dalin nga shtëpitë e tyre, për here të parë në gjashtë javët në izolim.

Komento: