​29 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

20:25 | 08 October 2022

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, nga 561 testime të kryera.

16 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, katër në Sarandë, dy në Kamzë dhe nga një rast në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 344 qytetarë aktivë me coronavirus në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim gjashtë pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e coronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

Komento: