29 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, Maqedonci: Autorët e vërtetë të krimeve, si në rastin e luftës në Kosovë janë të lirë

10:23 | 11 Korrik 2024
29-vjet-nga-gjenocidi-ne-srebrenice,-maqedonci:-autoret-e-vertete-te-krimeve,-si-ne-rastin-e-luftes-ne-kosove-jane-te-lire

Në 29 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se kjo ngjarje është gjenocidi më i rëndë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe “ka po të njejtin shkaktar, faktor destabilizues të Ballkanit si edhe tani, ndjekësit e regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”.

Maqedonci ka thënë se “autorët e vërtetë të krimeve si edhe në rastin e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbeten të lirë”.

“Numri të dënuarve as për së afërmi nuk përkon me numrin e kriminelëve përgjegjës të masakrave.”

“Srebrenica e Reçaku nuk harrohen. Të vekurit janë kujtesë e mizorisë njerëzore që asnjëherë nuk mund të harrohet. Krimet mbeten krime, nuk vjetërsohen. Kriminelët duhen vihen para drejtësisë!”

Komento: