3.1 milionë euro gjoba janë dhënë ndaj bizneseve nga ATK

15:45 | 19 Shtator 2023
3.1-milione-euro-gjoba-jane-dhene-ndaj-bizneseve-nga-atk

3.1 milionë euro gjoba janë dhënë ndaj bizneseve nga Administrata Tatimore e Kosovës që nga janari 2023 e deri më sot.

Sipas ATK gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 166 aktivitete për shmangie tatimore, prej tyre janë hapur 19 raste nën dyshimin e shmangies tatimore.

“ATK është e shtyrë që të zbatoj në përpikëri – dispozitat ligjore për çdo tatimpagues, të cilët nuk i binden thirrjeve të vazhdueshme që ju bëhen që t’i kryejnë me kohë dhe saktë detyrimet tatimore”, thuhet në njoftim.

“Rezultatet e Administratës Tatimore të Kosovës tregojnë një përpjekje të vazhdueshme për të forcuar sistemin tatimor dhe për të luftuar evazionin tatimor. Këto hapa kanë ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe në ndërtimin e një mjedisi më të drejtë tatimor për të gjithë tatimpaguesit në Kosovë”.

Komento: