“3 milionë i marrim na, 1.5 milion ia japim prokurorisë, ” – Komenti skandaloz i drejtorit të Financave pasi Prokuroria po heton Telekomin

11:38 | 12 November 2024
“3-milione-i-marrim-na,-1.5-milion-ia-japim-prokurorise,-”-–-komenti-skandaloz-i-drejtorit-te-financave-pasi-prokuroria-po-heton-telekomin

Feim Kelmendi që mban pozitën e Drejtorit të Financave në Telekomin e Kosovës, ka bërë komente skandaloze pasi Prokuroria Speciale po heton kontratat njëburimore e që vlera e tyre shkon afër 20 milionë euro.

“Jo 20 Milionë por gati 30 milionë, tash llogarite vec 10% që jau kemi marrë në të zezë bëjnë 3 Milionë, na i kemi ra fukarallakut shkelm. Hajde po thojmë gjysmën jau japim prokurorisë me i mbyll hetimet prape se prapë boll na mbesin 1.5 Milionë”, ka qenë komenti i drejtorit të Financave në këtë ndërmarrje publike.

Por këtu nuk mbaron “eskalimi” i Feim Kelmendit.

Ai mbrëmë në faqen e tij në Facebook ka publikuar kontratat që Prokuroria Speciale po i heton në këtë ndërmarrje publike.

E ka quajtur organizatë kriminale Prokurorinë Speciale.

“Prokuroria Speciale e Kosovës përveç se është shëndrruar në organizatë kriminale që është vënë në shërbim të partive politike, e njëjta po përdorë metoda shantazhi duke inskenuar hetime pa asnjë bazë dhe pastaj po ndersen mediat për të bërë propagandë ndaj njerze të ndershem e punëtorë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Drejtori i Financave madje në gjatë publikimit të kontratave që po heton njësia për krime ekonomike bashkë me Prokurorinë Speciale, ka publikuar edhe emrat e hetuesve policor, gjë që është e ndaluar me ligj.

“Sigurisht që nuk do të kisha publikuar shkresën zyrtare të policisë (sepse kjo mund të përbëjë pengim të hetimeve) por përderisa vet prokuoria ende pa i pranuar dokumentet i njofton mediat e caktuara jo zyrtarisht për të bërë propagandë, e pyeta veten pse mos ta bëjë edhe unë një gjë të tillë”, ka shkuar Feim Klemendi ndër të tjera,Periskopi/

Komento: