3 persona dërgohen në emergjencë, a është shfaqur gripi i derrit

22:09 | 02 February 2019

Tre persona dërgohen me urgjencë në Tiranë, dyshohet se janë prekur nga virusi i gripit të derrit.

Report Tv mëson se tre pacientët janë transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT-së ku po mbahen në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Pacientët u janë nënshtruar analizave dhe tani priten rezultatet nga Insituti i Shëndetit Publik. Nga kjo ngjarje Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente dhe është kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera të epidemisë së rëndë.
Simptomat

Gripi karakterizohet nga këto simptoma:

Temperaturë

ethe

dhimbje muskujsh

dhimbje kockash

anoreksi

kolle

lodhje

djersë

Komento: