3 të vdekur e 23 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:01 | 27 September 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 3 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

Komento: