30 ditë arrest shtëpiak për ish-shoferin e Shemsi Sylës

12:38 | 04 October 2024
30-dite-arrest-shtepiak-per-ish-shoferin-e-shemsi-syles

Hetem Vrajolli, ish-shofer i Shemsi Sylës, i cili kishte dhënë një intervistë në Nacionale, do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak.

Kjo pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të Kanosjes ndaj Shemsi Sylës.

Lajmin e ka bërë të ditur Qëndrim Arifi, avokat që ishte caktuar sipas detyrës zyrtare

Ai ka thënë se do të ankohet për këtë masë të caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim. Na kemi kundërshtu sepse seanca ka qenë dje, edhe nuk është aprovuar kërkesa e Prokurorisë, gjykata ka vlerësuar që duhet të ketë masë, edhe e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Nuk e kam pranuar vendimin në formë të shkruar”, ka thënë Arifi.

Komento: