30 mijë punëtorë u larguan nga puna për shkak të pandemisë

23:09 | 01 Nëntor 2020

Pandemia ka dëmtuar rëndë ekonominë e Kosovës.

Si pasojë e pandemisë shumë biznese po mbyllen përderisa shqetësues mbetet fakti se numri i tyre po rritet vazhdimisht.

Sipas një hulumtimi të Odës së Afarizmit të Kosovës, për shkak të pandemisë, deri më tani nga puna janë larguar rreth 30 mijë punëtorë.

Në OAK thonë se shumë ndërmarrje janë mbyllur për shkak të gjendjes me Covid-19 dhe se numri i tyre po rritet në vazhdimësi andaj i bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të miratojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Thonë se nëse vazhdohet me këtë avaz dhe nëse bizneset nuk kanë përkrahjen e duhur nga shteti gjatë muajve në vijim, numri mund të arrijë në 50 deri në 70 mijë qytetarë.

Komento: