Një sondazh i bërë na RIDEA thuhet se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, mbështetet nga 30 për qind e qytetarëve.
Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e mbështesin vetëm 30 për qind e qytetarëve të Kosovës.
Këto të dhëna i ka prezantuar Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), në konferencën, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
Sipas këtij sondazhi, status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, e mbështesin vetëm 16 për qind e qytetarëve të anketuar, derisa vetëm 10 për qind kanë treguar përkrahje për idenë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë liderë shtetërorë të Kosovës, duke përfshirë presidentin, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Gjilanit, Lufti Haziri dhe shumë zyrtarë të tjerë.
Kosovarët kërkojnë që Ujmani, Trepça e Lugina t’i takojnë Kosovës, për dallim nga serbët
Në një sondazh të realizuar nga RIDEA thuhet se kosovarët kërkojnë që Ujmani, Trepça e Lugina t’i takojnë Kosovës, për dallim nga serbët.
Profesori i Oxfordit, Anthony Heath, duke treguar për realizimin e sondazhit “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha se qëllimi ishte identifikimi i perceptimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me skenarët rreth finales së madhe mes dy vendeve.
Ai tha se grupi i parë i gjetjeve tregon se shumica e popullsisë së Kosovës është kundër ndërprerjes së dialogut.
“Grupi i dytë i gjetjeve fokusohet te vijat e kuqe të Kosovës lidhur me fazën përfundimtare të dialogut. Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës. Trepça duhet të mbetet pjesë e Kosovës, Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, 69% e shqiptarëve kundrejt 0% të mostrës serbe. Lugina e Preshevës duhet t’i mbetët Serbisë (13% e shqiptarëve, kundrejt 84% të mostrës serbe). Veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe Leposaviqit) nuk duhet t’i bashkohen Serbisë- 91% të shqiptarëve kundrejt 10% të mostrës serbe”, tha ai duke paraqitur sondazhin, raporton Ksp.
Sipas hulumtimit që po prezantohet sot nga “RIDEA”, opinioni publik është jokonsistent dhe me pozicione të ndryshme kontradiktore. Sondazhi tregon se popullsia serbe dhe shqiptare flasin me zëra të ndryshëm sa i përket vijave të kuq, por më një zë për nevojën e vazhdimit të dialogut.