30 raste të reja me koronavirus, këto janë komunat më të prekura

22:49 | 18 Prill 2020

Ka shkuar në 510 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar 242 mostra si të dyshuara, nga të cilat 30 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.- ka njoftuar IKSHPK./ORAinfo/

Komento: