Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vr’asjen në familje që ndodhi pak orë më parë në Durrës, ku 63 vjeçari Ruzhdi Tosuni goditi për vdekje të shoqen me një levë hekuri.
Pas kri’mit makabër në afërsi të dyqanit të tij të metrazheve, Tosuni e ka njoftuar i vetëm policinë dhe i ka thënë ‘ejani se kam vr’arë gruan’.
Me të mbërritur policia, 63 vjeçari është dorëzuar si dhe i ka dhënë oficerëve çelësat e qepenit dhe të dyqanit të tij.
Gjatë shoqërimit në polici autori është pyetur për motivin që e çoi drejt vrasjes së 59 vjeçares. Mësohet që Tosuni të jetë shprehur se “ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vr’ava“.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Një grua e cila kishte njohje me çiftin, është shprehur se të dy burrë e grua ishin njerëz të mirë dhe se kishin tre vajza të mrekullueshme.
Ndërsa një tjetër qytetare është shprehur se ka dëgjuar zëra se çifti ishte i ndarë.
“Të dy kanë qenë shumë të mirë, nuk i njohim brenda në shtëpi, por atë që kemi parë këtu. Të dy punonin te dyqani. Të njerëz të mrekullueshëm. Thanë se ishin të ndarë, por nuk dimë gjë. Unë i njoh prej shumë vitesh” shprehet një qytetare për report tv.
Ndërsa një tjetër banore tha se “Kanë qenë njerëz shumë të mirë, kanë rritur tre vajza të mrekullueshme. Çudi si arriti ai ta bënte këtë gjë“.