304 pacientë me koronavirus të shtrirë nëpër spitale në Kosovë

19:45 | 13 Korrik 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe në Kosovë.

304 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme në vend.

Këtë e ka bërë të ditur QKUK-ja të hënën pasdite.

Në Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht në klinikat e saj, janë të shtrirë 176 pacientë. Ndërsa në spitalet e përgjithshme në qendrat tjera të vendit janë 128 pacientë.

208 prej pacientëve janë në oksigjenoterapi.

“24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore”, thuhet në njoftim.

Komento: