31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

11:26 | 20 Dhjetor 2025
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Policia e Kosovës, ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet B.A., viti i lindjes 1994, nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas policisë, i dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe se i njëjti u ishte shmangur organeve të drejtësisë.

Bëhet e ditur se i dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në Mitrovicë për vazhdim të procedurave tjera ligjore.

Komento: