Vajza 31 vjeçarja ka bërë zbulimin e madh për koronavirusin.
Shkencëtarja e re që sfidoi dhe mposhti laboratorët më me emër në Europë dhe Azi quhet Francesca Colavita, e cila punon me kohë të pjesshme në sektorin e virologjisë në spitalin Spallanzani ne Romë.
Ky nuk është ndonjë spital nga më të mirët në botë por megjithatë i rëndësishëm. Skuadra e kërkuesve në laboratorin e virologjisë në spitalin Spallanzani të Romës ka izoluar genomën e koronavirusit në më pak se 48 orë.
Mes tyre Francesca Colavita është më e reja e grupit. Sapo ka mbushur 31 vjeç ajo është nga Campobasso, vetëm së fundmi bërë një kontratë definitive me spitalin ku punon. Prej vitesh ka punuar me gjysmë orari me një pagë prej 1500 euro në muaj.
“Kam gjashtë vite që punoj në Spallanzani, me gjysmë orari dhe tani si definitive” tha për La Repubblica shkencëtarja e re.
“Fitoj 20 mijë euro në vit”. Drejtuesi i spitalit e siguroi vajzën se do të ketë një kontratë stabile për punën e saj. Para se të bashkëpunonte për izolimin e virusit të rrezikshëm 31 vjeçarja kishte treguar një pasion të veçantë për punën e saj.
Colavita la vendin e saj Molise në kohën e universitetit për të shkuar dhe studiuar në kryeqytet.
Gjatë kohës së kërkimeve kaloi shumë kohë në Afrikë për të studiuar virusin e Ebolas në epideminë e vitit 2013-2014, transmeton Tch. Mori pjesë edhe në zhvillimin e disa projekteve në Sierra Leone dhe në Liberi, si mjeke e specializuar në virologji dhe biosigurinë.
Në kohën e misionit humanitar në Afrikë ajo bashkëpunoi me mjeken Concetta Castilletti, përgjegjëse e grupit të emergjencës nga viruset në institutin kombëtar për sëmundjet infektive.
31 vjecarja nuk ishte e vetme në punën e saj. I gjithë ekipi i shkencëtareve që izoloi virusin përbëhet nga gra.
Po çfarë do të thotë kjo arritje. Pas izolimit të virusit mund të punohet me shpejtësi për krijimin e vaksinave dhe kurave me ilaçe në mënyrë që të ndalet sëmundja e përhapur në shumë vende të botës.