
71 të prekur nga koronavirus në Kosovë: 32 në Infektivë, 7 janë në gjendje më të rënd.
32 pacientë me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, 25 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa 7 pacientë anë me oksigjenoterapi.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një postimi në Facebook, përcjell lajmi.net.
Ai thotë se janë 32 pacientë të shtrirë në Infektivë.
Postimi i tij:
Pacientë të shtrirë në klinikë, të vërtetuar me Covid 19 janë: 32
– 25 pacientë në gjendje stabile shëndetësore
– 7 pacientë me oksigjenoterapi
– 1 pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19.