33-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës, AGK-ja pret gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

18:04 | 24 Gusht 2024
33-vjetori-i-pavaresise-se-ukraines,-agk-ja-pret-gazetaret-ukrainas-te-strehuar-ne-kosove

Sot është shënuar 33-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës.

E me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka organizuar një pritje për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”.

Në këtë event, sipas një njoftimi nga ana e AGK-së, të pranishëm ishin ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, zëdhënësja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Lindsay Jagla, si dhe bashkëpunëtorët e AGK-së, që ndihmojnë në zbatimin e këtij programi, përcjell Klankosova.tv.

AGK-ja nga prilli i vitit 2022, ka zbatuar programin që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta, të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në Kosovë.

“Ata bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke raportuar në baza ditore nga Kosova, për Kosovën e Ukrainën, atdheun e tyre”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

” Gazetarët në Rezidencë – Kosovë, është program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, në kuadër të programit mbështetës, Voices of Ukraine, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe iniciativa Hannah Arendt e Qeverisë së Gjermanisë”.

Komento: