34 kryesues ndalohen për 48 orë për manipulim votash në Mitrovicë

14:26 | 01 Shkurt 2026

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deri më tani janë intervistuar 34 nga gjithsej 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në pesë komuna të rajonit të Mitrovicës.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se 34 të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Preteni tha po ashtu se të njëjtit dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i votave”.

Komento: