34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

18:33 | 22 Shkurt 2024
34-mesimdhenes-nga-ferizaj,-certifikohen-ne-kuader-te-projektit-te-be-se

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka shkruar në ‘Facebook’, se kjo është arritur se si rrjedhojë e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Arsimit dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, projekt i realizuar me trajnimin e mësimdhënësve në programin “Vlerësimi nga kolegët”.”

Ai tha se ky projekt po vazhdon edhe në 6 shkolla, për tu përmbyllur me përfshirjen e të gjitha shkollave, aftësim ky i vlefshëm për mësimdhënësit ferizajas duke i kontribuar ngritjes së cilësisë në mësimdhënie./RTK

Komento: