Një personi në Podujevë i digjen 35 ari me grurë.
Një personi në Podujevë gjatë ditës së djeshme i janë djegur dy ara me grurë me sipërfaqe prej rreth 35 ari.
Vlera e dëmit nuk dihet, derisa edhe shkaqet e zjarrit janë akoma të panjohura.
Pas lajmërimit në polici në vendin e ngjarjes dolën njësitet relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.
Për këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ky rast të vazhdojë në procedurë të rregullt.