35 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë në spitalet e Kosovës

15:43 | 31 Gusht 2020

Në spitalet e Kosovës 35 pacientë me Covid-19 janë në gjendje të rëndë.

Në SHSKUK po trajtohen 356 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa prej tyre 35 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në QKUK dhe klinikat e saj po trajtohen në total 120 pacientë me COVID-19, ndërsa në shtatë spitalet rajonale 236 pacientë.

Në respiratorë janë shtatë pacientë, ndërsa 28 janë me maska CPAP. Me oksigjenoterapi janë 298 pacientë, është njoftuar në raportin spitalor të SHSKUK.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 120 raste të reja me coronavirus, ndërsa 122 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.

Po ashtu në raportin 24 orësh të IKSHPK-së lidhur me të dhënat e fundit për COVID-19, bëhet e ditur se kanë humbur jetën edhe 9 pacientë.

Komento: