35 vjeçari hidhet nga kati i nëntë, ndërron jetë

12:15 | 12 Janar 2020

Ngjarje e rëndë në Tiranë.

Një 35 vjeçar në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”.

Dyshohet se shtetasi me iniciale A.Sh., ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, çka e ka shtyrë të drejt këtij akti.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tch

Komento: