
35 vjet më parë, në Tiranë ushtoi thirrja e dhjetëra e qindra studentëve idealistë, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”.
Në këtë përvjetor, presidenti shqiptar, Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook tha se guximi dhe lëvizja rinore e dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë evropiane.
“Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”. Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë evropiane”, ka shkruar ai.
“Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”.