Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar 35 vjetorin e themelimit të partisë, duke mbajtur një organizim të madh në Prishtinë.
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, ka qenë i pranishëm në këtë ceremoni.
Gashi përmes një postimi ka shprehur urim për të gjitha strukturat, aktivistët dhe mbështetësit e LDK-së.“Gëzuar për të gjithë strukturat, aktivistët dhe mbështetësit e LDK-së! Së bashku, vazhdojmë të mbajmë gjallë frymën e themeluesve tanë dhe të punojmë për një të ardhme me dinjitet dhe zhvillim”, tha Gashi.