36 rastet e fundit me koronavirus janë nga këto komuna

21:00 | 06 Qershor 2020

Ka shkuar në 1,194 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 201 mostra të dyshimta nga të cilat 36 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe 8 pacientë të tjerë dhe një person ka ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: