36 vjeҫari u privua nga jeta në Lipjan, policia jep detaje rreth rastit

22:07 | 20 March 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje rreth rastit në Lipjan.

Ai ka thënë se rreth orës 20:00 policia ka marre informatën se ne një lokal në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan gjendet një person pa shenja jete.

“Me të marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes eshte konstatuar se nje mashkull rreth 36 vjec , qe eshte konfirmuar si puntori I lokalit ne fjale eshte pa shenja jete, dhe ka nje plage qe dyshohet te jete shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë Borovci.

Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit te ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimte përderisa janë duke u ndërmarre veprimet ne përpjekje për tëndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarje.

Komento: