37 mijë euro për dy vjet, ky është zyrtari i shtetit që arriti rekord të shpenzimeve

17:20 | 14 December 2019

Shpenzimet marramendëse të zyrtarëve të shtetit.

Zyrtarët e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nuk mund t’ua kalojë as ministri i Punëve të Jashtme me udhëtime zyrtare.

Arbër Muhaxheri, drejtor i Drejtoratit për Promovimin e Sektorit Privat në KIESA, është shpenzuesi më i madh në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Mesatarisht i bie se Muhaxheri ka udhëtuar për 2 vjet mbi 30 here nëpër botë, në bazë të shpenzimeve që i ka siguruar lajmi.

Në dokumentin zyrtar shkruan se 38 mijë euro është shuma që ka harxhuar vetëm Arbër Muhaxheri, drejtori i promovimit të Sektorit Privat në MTI.

Gjatë vitit 2018, Muhaxheri ia ka harxhuar ministrisë hiç më pak se 20,594.20 euro.

Komento: