Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi i KEK-ut, ka arritur në sallën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është duke u mbajtur seanca fillestare gjyqësore ndaj tij.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Themelore, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.
Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. /Klankosova