
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë të mbikëqyrjes dhe inspektimit të lodrave për fëmijë.
Bëhet e ditur se si rezultat i inspektimeve të kryera në zonat doganore, janë ndaluar mbi 38,000 copë lodra për fëmijë, në vlerë prej afro 100,000 euro, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore për sigurinë e produkteve dhe nuk kanë poseduar dokumentacionin përkatës për vendosje në tregun e brendshëm.
“Ndërkohë, gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm, janë sekuestruar mbi 2,547 copë lodra për fëmijë, për të cilat është konstatuar se nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”, thuhet në një njoftim të këtij Inspektorati