
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave e Kryeprokurorit të Shtetit ka trajtuar 38 raste për periudhën 30 maj deri më 5 qershor të këtij viti.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mbrojtësit e viktimave i trajtuan 34 raste për dhunë në familje, një rast për shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, një rast të dhunimit, dhe një rast ngacmim seksual.
Ndër tjera, u potencua edhe puna në aspektet tjera: Shkelje e KUM-it 1 rast, kërkesa për Urdhër mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë 8 raste, kërkesa për Urdhër mbrojtje Emergjente (KUME) 7 raste, kërkesë për ndërprerje të UM nga pala 2 raste, aktvendime të aprovuara 7 raste, 78 Seanca gjyqësore, 11 seanca në Prokurori, 54 Këshilla juridike, 12 aktgjykime dënuese, 1 aktgjykim lirues, 2 Kërkesa për kompensim të viktimave, 1 referime te rasteve në QPS, 3 përfaqësim i rastit në polici dhe 5 përfaqësim i rastit në strehimore.