38-vjeçarja në Kosovë, në gjendje të rëndë shkaku i koronavirusit

13:32 | 13 Prill 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë Kosovën.

Një 38-vjeçare, e shtrirë në Infektivë, ndodhet në gjendje të rëndë shkaku i koronavirusit, teksa mjekët kanë bërë të ditur se ajo është konfirmuar pozitive në COVID-19 vetëm pas operimit të saj.

Sipas burimeve të KOHËS, ajo ka kaluar në dializë.

Kjo 38-vjeçare ishte pranuar në QKUK pasditen e së dieles, e referuar nga Spitali i Pejës.

Në QKUK ishte vendosur që ajo të operohet urgjentisht, por as mjekët dhe as pacientja nuk kishin qenë në dijeni se ajo është e infektuar me koronavirus. Testi i ishte bërë vetëm pas përfundimit të operacionit.

“Gjendja e pacientës është e rënduar. Ajo ndodhet në Intensivë. Anesteziologët kanë dyshuar gjatë operimit se ajo është e prekur nga koronavirusi”, ka thënë ky burim.

79 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar orët e vona të së dieles në Kosovë, duke e ngritur në 362 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Komento: