38°C SOT! Kosova përfshihet nga temperaturat përvëluese – kujdes me diellin

07:47 | 22 Gusht 2026

E SHTUNË – 22 GUSHT

Në Kosovë pritet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Nuk parashihen reshje.

🌡️ Temperaturat:

• Minimalet: 11°C – 15°C

• Maksimalet: 32°C – 38°C

💨 Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë përforcime të përkohshme.

🔥 Kushtet biometeorologjike: Ngarkesë termike e shtuar gjatë mesditës dhe pasdites.

🌱 Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin nevojën për ujë. Rekomandohet ujitja sipas nevojës.

☀️ Indeksi UV: I LARTË – Rekomandohet mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë mesditës.

Komento: