39 gradë, kjo komunë u “dogj” nga temperaturat sot

16:58 | 01 July 2019

Temperaturat e Larta kanë përfshirë edhe vendin tonë.

Java e parë e korrikut në Kosovë sipas Institutit Hidrometeorologjik do të jetë tejet e nxehtë dhe temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë celsius.

Por ky parashikim nuk po del të jetë i saktë për komunën e Hanit të Elezit, shkruan Indeksonline.

Atje temperaturat kanë shkuar deri në 39 gradë celsius.

Me këto temperatura, Hani i Elezit bëhet komuna më e nxehtë në Kosovë.

Përkundër që qershori nuk ishte i nxehtë, muaji korrik duket se do të jetë tejet i nxehtë

Komento: