4.591 të vdekur nga koronavirusi në SHBA vetëm në 24 orët e fundit

15:34 | 17 Prill 2020

Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar rekord i ri për vdekjet nga koronavirusi.

Vetëm të enjten që e lëm pas, janë regjistruar 4.591 njerëz që vdiqën nga virusi në vetëm 24 orë.

Rekordi paraprak ishte 2.569 vdekje në SHBA të mërkurën, sipas një analize të Wall Street Journal të të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit të enjten ishte afërsisht i njëjtë me të mërkurën, me 31.451 infeksione të reja të konfirmuara në të gjithë vendin, sipas publikimit.

Komento: