4 mijë persona të papunë nga mbyllja e kazinove, por ҫfarë do të bëjë Qeveria

17:04 | 02 April 2019

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbajti një konferencë për media.

Haradinaj aty ka treguar se çfarë do të ndodhë me rreth 4 mijë personat që do të mbesin pa punë pas mbylljes së lojërave të fatit.

Kryeminsitri ka thënë se megjithëse deri më tani nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret, do të kërkojnë nga ministria e Punës dhe Mirqënies Sociale një progam të veçantë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Sipas Haradinajt, presioni parlamentar dhe qytetar ka ndikuar në marrjen e vendimit për mbylljen e kazinove.

“Tani jemi të vetëdijshëm se mbyllja e këtyre lojërave të fatit rezulton edhe me humbjen e vendeve të punëve. Presioni qytetar dhe parlamentar ka rezultuar me mbylljen e vendeve të punës. Do të kërkojë nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me e hap ndonjë program për gjetjen e një zgjidhjeje mirëpo ende nuk kemi ndërmarrë dicka konkrete”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se ligji për mbylljen e lojërave të fatit nga Qeveria është dërguar në Kuvendin e Kosovës, nga ku edhe është miratuar në dy leximet.

Komento: