Katër raste të reja me COVID në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë vdekje nga ky virus.
Janë shëruar edhe tetë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 906.
Aktualisht në Kosovë janë 14 raste aktive me COVID.