4-vjeçari bie nga kati i dytë i një banese në Korçë, pëson dëmtime në kokë dhe në trup

23:50 | 11 Qershor 2026
4-vjecari-bie-nga-kati-i-dyte-i-nje-banese-ne-korce,-peson-demtime-ne-koke-dhe-ne-trup

Një fëmijë i moshës 4-vjeçare ka rënë nga kati i dytë i një banese në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku fëmija është rrëzuar aksidentalisht duke marrë dëmtime në trup dhe në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmë mjekësore.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija do të niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCh

Komento: