40 gradë celsius arrijnë temperaturat në bregdetin shqiptar

09:29 | 12 August 2019

Temperatura përvëluese do të mbajnë sot në bregdetin shqiptar.

Moti gjatë ditës së sotme në Shqipëri do të ushtrojë ndikim vala e të nxehtit.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet dhe në lugina në orët e nxehta të ditës. Valëzimi në det do të jetë forcës 2 ballë.

Temperatura minimale do të sillen nga 24-26 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 38-40 gradë Celsius.

Komento: