Një 40-vjeçar është mbytur në rezervuar.
Një 40-vjeçar është mbytur në fshatin Duzhë, Gramsh.
Paraprakisht mësohet se shtetasi V.L., 40 vjeç humbi jetën në rezervuar, ndërsa bëhet me dije se viktima ishte me probleme mendore.
Uniformat blu informojnë se nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Gramsh/ Informacion paraprak
Në fshatin Duzhë, Gramsh, është gjetur i mbytur në rezervuar shtetasi V.L., 40 vjeç, banues në fshatin Duzhë , Gramsh, me probleme mendore.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.