40 zona në Kosovë ende të rrezikuara nga minat

21:06 | 25 March 2019

Edhe 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë, disa zona rrezikohen nga minat.

Ato pjesë të rrezikuara janë fshatrat afër brezit kufitar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndër komunat me terren të papastruar nga minat është edhe Hani i Elezit.

Pikërisht me këtë komunë ka filluar edhe operacioni për pastrimin e zonave të rrezikshme për këtë vit, i cili do të zgjasë deri në fund të nëntorit.

Në fshatin Seqishtë të kësaj Komune, FSK-ja do të pastrojë mbi 45 mijë metra katrorë sipërfaqe.

FSK-ja që nga viti 2010, ka pastruar më shumë se 2 milionë metra katrorë, si dhe ka shkatërruar 2.177 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera, kurse ekipet e EOD-së kanë intervenuar në 2.136 raste dhe kanë demoluar 3.150 mjete të ndryshme eksplozive.

Ndërsa, zona jo të pastruara kanë mbetur edhe 44.

Pas luftës në Kosovë, 117 persona kanë humbur jetën nga minat, ndërsa të plagosur kanë mbetur më shumë se 500 persona.

Komento: