400 ushtarë gjerman do të qëndrojnë edhe për një vit në Kosovë

15:56 | 22 May 2019

400 ushtarë gjerman do të qëndrojnë edhe për një vit në Kosovë.

Ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë do t’u vazhdohet edhe për një vit mandati për misionin e tyre paqeruajtës në vend.

20 vjet pas luftës, numri i ushtarëve gjermanë në Kosovë është reduktuar.

Nga 800 sa kanë qenë më herët, aktualisht janë 400.

Sidoqoftë, Qeveria gjermane konsideron se është në interesin e tyre që ushtarë të këtij shteti të jenë prezent në Kosovë.

Megjithatë, drita e gjelbër për këtë vendim pritet të jepet nga Bundestagu gjerman.

Komento: